Mjeku Drini Dobi në gjendje të rëndë, gazetarja: Ka nevojë urgjente për kurim jashtë vendit

Publikuar tek: aktualitet, më 19:18 03-12-2020 Mjeku Drini Dobi në gjendje të rëndë, gazetarja: Ka nevojë urgjente për kurim jashtë vendit Mjeku Drini Dobi

Mjeku neurolog i qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Drini Dobi po lufton për jetën, pasi është prekur nga koronavirusi.

Kolegë e miq të shumtë kanë shprehur lutjet, që kolegu i tyre të gjejë forcën për të mposhtur sëmundjen. Mes tyre edhe gazetarja Sonila Meço, e cila thotë se lajmet për “shuarjen e tij” janë të pavërteta.

Gazetarja bën thirrje që mjeku Dobi të dërgohet sa më parë jashtë shtetit pasi ka nevojë për kurim të specializuar.

“Në emër të familjes së mjekut të njohur neurolog Drini Dobi, mik i dashur prej shumë vitesh, ju bëj ne dije se gjendja e tij është rënduar, porse çdo lajm tjetër i dalë së fundmi në media mbi shuarjen e tij është i rremë.

Dr. Drini, që ka shpëtuar aq shumë jetë, që ka sakrifikuar në ditë të vështira si një ndër profesionistët më të mirë e dinjitarë sot ka nevojë për një kurim urgjent të specializuar jashtë vendit.

Kurajo Dr. Drin! Si lumi, që lë pas vorrbullat e shkuara e rrjedh vrrullshëm veç përpara paç forcën të rezistosh!”, shkruan Meço në postimin e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Operonin në 3 shtete europiane: Shkatërrohet rrjeti i drogës, mes 19 të arrestuarve edhe SHQIPTARË
Vrau dhe hodhi në pyll trupin e Besnik Metajt, ekstradohet shqiptari i rrezikshëm i lidhur me ‘Ndrangheta’ (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.012548208236694
array(1) { ["section"]=> string(96) "mjeku-drini-dobi-ne-gjendje-te-rende-gazetarja-ka-nevoje-urgjente-per-kurim-jashte-vendit-230078" }