Mjeku i njohur kundër mbrojtjes vetëm me maska: COVID nuk luftohet me TOPA PREJ LECKE, merrni shembullin e Gjermanisë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:03 08-08-2020 Mjeku i njohur kundër mbrojtjes vetëm me maska: COVID nuk luftohet me TOPA PREJ LECKE, merrni shembullin e Gjermanisë

Mjeku i njohur Erion Dasho ka kritikuar institucionet që i bëjnë thirrje qytetarëve të mbajnë maska pasi kështu nuk do të mund të infektohen.

Sipas tij COVID nuk luftohet me topa prej lecke, pasi maska nuk është aspak një masë e mjaftueshme për të parandaluar koronavirusin, por duhet marrë shembulli i Gjermanisë, që teston, gjurmon dhe trajton.

Sipas tij, duhet rritur numri i testeve, pasi vetëm kështu do të mund të evidentohen të gjithë personat e prekur nga ky virus vdekjeprurës.

Statusi i plotë:

NJË LUFTË ME TOPA LECKE

Përsa i takon zbatimit të ligjeve, është e vështirë të gjesh një vend më të rregullt se Gjermania. Të paktën në Europë. Zbatimi i masave anti-COVID nuk bën përjashtim. Përdorimi i maskës në çdo mjedis të mbyllur dhe respektimi i distancimit fizik është bërë tashmë pjesë e sjelljes së çdo qytetari gjerman. Kur shihet një person pa maskë në një mjedis të mbyllur, nënkuptohet se nuk ke përballë një shkelës ligji, por një person që e ka kaluar dhe tashmë është shëruar prej COVID-it.

DHE PËRSËRI GJERMANIA KA HERË PAS HERE SHPËRTHIME TË RASTEVE ME COVID!

Për adhuruesit e maskave, sidomos në vende si Shqipëria, kjo situatë është paradoksale. Në se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve, mjekë dhe politikanë të veçantë po i përgjërohen popullit të “pabindur” shqiptar që të mbajë maskën “shpëtimtare”, pse Gjermania, vendi ku gjithkush mban maskë, ka sërish shpërthime të COVID-it?

Përgjigja është e thjeshtë:

MASKA ËSHTË NJË MASË E NEVOJSHME, POR ASPAK E MJAFTUESHME PËR TË PARANDALUAR COVID-IN!!

NË SE MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE NUK “BËJNË DETYRAT E SHTËPISË” MBAJTJA E MASKAVE NGA QYTETARËT KA VETËM NJË ROL PERIFERIK NË PARANDALIMIN E COVID!

Gjermania nuk e kontrollon COVID-in sepse qytetarët gjermanë mbajnë maska, por sepse Gjermania zbaton në mënyrën më shkencore të mundshme përafrimin tashmë të gjithëpranuar Testo-Gjurmo-Trajto, madje edhe Testo-Gjurmo-Izolo!

Gjermania nuk bën 14 mijë teste për një milion banorë, por 110 mijë! Gjermania nuk gjurmon me çantë si në shekullin e 19-të, por me një nga aplikacionet më të sakta në botë! Gjermania nuk e lë trajtimin në duar të “heronjve”, por të sistemeve! Gjermania nuk shton kapacitetet e kujdesit intensiv me fjalë, por me vepra! Gjermania nuk i ka lënë fatet e epidemisë në dorë të amatorëve dhe të paaftëve, por në dorë të Robert Koch Institute!

TË NDERUAR QEVERITARË, MINISTRA, MADJE EDHE KOLEGË!

BOLL ME BROÇKULLAT E MASKAVE, SEPSE COVID NUK LUFTOHET ME TOPA PREJ LECKE!

SHTROJUNI PUNËS DHE KRIJONI NJË SISTEM TË AFTË TË TESTOJË, GJURMOJË DHE TRAJTOJË!

NJË SISTEM QË T’A BAZOJË PUNËN JO TEK FOLKLORIZMI DHE PATETIZMI, POR TEK TË DHËNAT E SURVEJANCËS EPIDEMIOLOGJIKE, TEK PRAKTIKAT MË TË MIRA TË BOTËS DHE TEK MENDIMI I KUALIFIKUAR MJEKSOR!

DHE KUR POPULLI SHQIPTAR DO TË SHOHË SE JENI SERIOZË NË PËRPJEKJET PËR KONTROLLIN E COVID, DO TË MBAJË MASKËN DHE DO TË RESPEKTOJË KËSHILLAT TUAJA! ASHTU SI POPULLI GJERMAN!

ATËHERË COVID-I DO TË VENDOSET NË KONTROLL EDHE NË SHQIPËRI!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009425163269043
array(1) { ["section"]=> string(122) "mjeku-i-njohur-kunder-mbrojtjes-vetem-me-maska-covid-nuk-luftohet-me-topa-prej-lecke-merrni-shembullin-e-gjermanise-216516" }