Mjeku i njohur thirrje politikës: S’kontrollohet virusi me maska! Artizanalet mbrojnë 30%, qytetarët nuk sillen dot si kirurgë në sallë operacioni

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 19-10-2020 Mjeku i njohur thirrje politikës: S’kontrollohet virusi me maska! Artizanalet mbrojnë 30%, qytetarët nuk sillen dot si kirurgë në sallë operacioni Erion Dasho

Mjeku i njohur Erion Dasho ka bërë një thirrje për politikën shqiptare, në lidhje me vendimin e fundit për mbajtjen e maskave edhe në ambiente të hapura.

Dasho thotë se virusi nuk kontrollohet vetëm me maska dhe sikur 100% e popullsisë ta mbajë atë, duke theksuar se maskat artizanale kanë një mbrojtje 30%.

Në vazhdës e analizës së tij, Dasho thotë se jo të gjithë qytetarët kanë njohuri apo mundësi t'i përdorin maskat në mënyrë korrekte, duke shtuar se ata nuk mund të të sillen si një kirurg në sallën e operacionit!

Këshilla e tij është: Testim, gjurmim dhe trajtim.

Reagimi i Dashos

Sërish një thirrje për politikën!

Ju lutem mos i ç'orientoni qytetarët me historinë e maskave në publik!!!

Askush nuk mund të kontrollojë COVID-19 vetëm me maska, edhe sikur 100% e popullsisë të përdorë maskën! Nuk e bën dot këtë as për 6 javë, as për më gjatë!

E pamundur!

Po përmend vetëm dy arsye, njëra objektive dhe tjetra subjektive:

1. Pjesa më e madhe e qytetarëve mbajnë maska artizanale që ofrojnë mbrojtje në kufijtë e 30%. Asnjë vend nuk ka arritur dot t'u mundësojë qytetarëve furnizim me maska kirurgjikale apo FFP në sasi të mjaftueshme! Një maskë kirurgjikale në 4 orë ose një maskë FFP në ditë për çdo qytetar, është thjesht një mision i pamundur!

2. Jo të gjithë qytetarët kanë njohuri apo mundësi t'i përdorin maskat në mënyrë korrekte! Dikush i mban ato nën mjekër, dikush nuk ka mundësi t'i lajë çdo ditë, dikush e prek maskën me duar të ndotura, etj. Përsëri, asnjë vend sado të edukuar t'i ketë qytetarët, nuk arrin dot që 100% e tyre të sillen si një kirurg në sallën e operacionit!

Gjithmonë kam dhënë shembullin e Gjermanisë! Nuk ka popullatë më të bindur që e respekton më tepër rregullin e mbajtjes së maskës! Sërish numrat janë në rritje! Gjithë popullsia mban maskë, por shteti paralelisht treston, gjurmon dhe trajton! Nuk e ka lënë epideminë në mëshirën e maskave!!!

Edhe njëherë!

Mos premtoni diçka që nuk mund të arrihet!

Investoni në trinomin: testo-gjurmo-trajto!

Mbroni jetën dhe shëndetin e qytetarëve!!!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prezantohet në Lezhë 'Akademi.al', Rama sërish apel qytetarëve: Respektoni rregullat, një mbyllje e dytë shkakton dëme të mëdha
Rama publikon mesazhin e kancelares Angela Merkel: Tani jemi në fazën serioze të pandemisë, duhet të bëjmë gjithçka që virusi të mos përhapet »
Article Logic
Execution time: 0.011834144592285
array(1) { ["section"]=> string(149) "mjeku-i-njohur-thirrje-politikes-s-kontrollohet-virusi-me-maska-artizanalet-mbrojne-30-qytetaret-nuk-sillen-dot-si-kirurge-ne-salle-operacioni-224326" }