Mjeku infeksionist: Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi rast me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 23:29 26-02-2020 Mjeku infeksionist: Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi rast me koronavirus Mjeku Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u shpreh se shumë shpejt mund të kemi rastin e parë me koronavirus në vend.

Sipas mjekut virusi është shumë misterioz dhe prandaj ka vënë në alert organizatat e shëndetësisë.

Pipero tha në emisionin “Byro Politike” se e rëndësishme është që të merren masat parandaluese.

“Ky është një koronavirus i ri. Faki që nuk kemi nuk do të thotë se nuk do kemi. Ky virus është misterioz, ka shumë të panjohura dhe kjo e ka bërë qoftë OBSH që të jenë në alert të shtuar për të marrë masa parandaluese. Duhen masat parandaluese për të pakësuar numrin e rasteve të sëmurë. Asnjë sistem shëndetësor në botë nuk ka kapacitete të gatshme për të parandaluar një pandemi. Së dyti nuk kemi ende një vaksinë.

Së treti, është shumë e rëndësishme që në varësi të numrit të popullsisë dhe të lëvizjes, është që të gjithë indikatorët janë që shumë shpejt mund ta kemi edhe ne rastin e parë. Askush nga ne nuk mund të thotë nëse kemi apo nuk kemi, do vijë apo nuk do vi dhe kur do vijë”, shprehet mjeku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084359645843506
array(1) { ["section"]=> string(100) "mjeku-infeksionist-askush-nga-ne-nuk-mund-te-thote-nese-kemi-apo-nuk-kemi-rast-me-koronavirus-196580" }