Mjeku italian apel atyre që vrapojnë: Jeni duke rrezikuar veten dhe të tjerët

Publikuar tek: bota, më 08:15 29-03-2020 Mjeku italian apel atyre që vrapojnë: Jeni duke rrezikuar veten dhe të tjerët Foto ilustruese

Lëvizja e qytetarëve bëhet vetëm në fasha orare të caktuara nga qeveria, por gjatë kësaj kohe shumë qytetarë vendosin të shkojnë për të bërë vrap në natyrë apo ushtrime fizike, pasi palestrat janë mbyllur.

Por Presidenti i Federatës Europiane të Sportit dhe Mjekësisë Italiane, Francesco Casasco, ka thënë që vrapimi në natyrë është i rrezikshëm në situatën e krijuar nga koronavirusi.

“Edhe pse mund të jeni vetëm është një mënyrë për ta ekspozuar veten dhe komunitetin ndaj rrezikut të infektimit. Ata që dalin për vrap kanë tendencën që të pushojnë nëpër stola apo për të bërë ‘stretching’. Zakone që duhet të harrohen. Të vraposh në rrugë është një arratisje nga detyrat e tua si qytetar dhe një rrezik. Dhe pastaj pyes veten, mos u bënë befas të gjithë kaq sportivë tani?", tha ai për Corriere.

Mjeku Casasco këshilloi që ushtrimet fizike të bëhen në shtëpi.

“Aktiviteti brenda shtëpisë është një zëvendësues i mirë edhe në mungesë të një kopshti. Ka aplikacione ose video në internet që ofrojnë skema trajnimi për secilin nivel. Gjithçka që ju nevojitet është një tapet ushtrimesh”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010143995285034
array(1) { ["section"]=> string(83) "mjeku-italian-apel-atyre-qe-vrapojne-jeni-duke-rrezikuar-veten-dhe-te-tjeret-200479" }