Mjeku Kalo: Ambasadori shqiptar në Japoni për përpiqet të na sjellë aviganin, do ta aplikojmë dhe ne

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 09-04-2020 Mjeku Kalo: Ambasadori shqiptar në Japoni për përpiqet të na sjellë aviganin, do ta aplikojmë dhe ne Mjeku i njohur Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka thënë mbrëmjen e sotme se Ambasadori i Shqipërisë në Japoni po përpiqet të sjellë në vendin tonë aviganin, një preparat që përdoret për kurimin e covid-19.

“Ambasadori jonë në Japoni po përpiqet të sjellë në Shqipëri aviganin. Është një preparat që ka dhënë shumë efekt dhe ne duam ta përdorim në Shqipëri”, u shpreh Kalo në një intevistë për Eni Vasilin.

Më tej, duke komentuar deklaratat për lehtësimin e masave, mjeku Tritan Kalo tha se ai ëhstë kundër pasi është shumë herët, por shtoi se mund të bëhet dhe vetëm në disa sektorë të caktuar.

“Lehtësimi masëve është për mua pak i parakoshshëm por mund të bëhet në sektorë të caktuar. Në Zelandën e Re ku ka vetëm një të vdekur por ka mbi 1 mijë të prekur, kryeministrja ka vendosur që të lehtësojë masat, edhe pse i kanë pasur masat më shtrënguese se ne. Por ajo ka thënë nëse do lëvizim herët do shkojmë prapa.

Pra duhet lehtësuar masat në sektorë të caktuar, në ato sektorë ku drejtuesit duhet të sigurojnë kushtet e distancimit fizik që njerëzit të fillojnë punë dhe të riintegrohen”, tha mjeku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085170269012451
array(1) { ["section"]=> string(105) "mjeku-kalo-ambasadori-shqiptar-ne-japoni-per-perpiqet-te-na-sjelle-aviganin-do-ta-aplikojme-dhe-ne-202054" }