Mjeku Koni denoncon: Gjurmimi dhe testimi nuk funksionojnë, mjekët janë të sfilitur (Tregon 4 pikat për menaxhimin e situatës)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:07 06-08-2020 Mjeku Koni denoncon: Gjurmimi dhe testimi nuk funksionojnë, mjekët janë të sfilitur (Tregon 4 pikat për menaxhimin e situatës) Artan Koni

Mjeku urolog Artan Koni, thotë se situata e Covid-19 në vendin tonë nuk është aspak e mirë, gjë të cilën ai dhe mjekë të tjerë kanë kohë që e thonë me të madhe.

I revoltuar ai thotë se gjurmimi dhe testimi nuk po funksionojnë as për familjarët e të prekurve me Covid-19, e jo më për kontaktet e para dhe të dyta.

Përmes një shëmi në facebook, Koni thotë se shëndetësia jonë nuk i ka burimet njerëzore që duhen për të përballuar situatën aktuale, teksa rendit 4 pikat që sipas tij nëse zbatohen, situata alarmante që ka krijuar pandemia do të menaxhohet më mirë.

Postimi i Artan Konit

Me kalimin e diteve, behet akoma me e qarte per publikun ajo qe kemi thene kohe me pare: Situata e COVID ne renie te lire !!

Gjurmimi e testimi nuk funksionon as per familjaret e rasteve pozitive te shtruara ne spital, jo më per familjaret apo kontaktet e atyre pozitiveve asimptomatike.

Spitalet COVID nuk kane gjene me te rendesishme: burimet njerezore. Cdo dite e me shume po kuptojme me sa pak personel perpiqen te funksionojne keto spitale. Kemi mjeke e infermiere te sfilitur te cilet punojne si gladiatore per te perballuar pavionet plot.

Llogjikisht, spitalet 3 dhe 4 te cilat u lancuan me aq buje e krenari nga ministria, nuk futen ne pune pikerisht per kete arsye: mungesa e burimeve njerezore. Nese nuk do kete masa inkurajuese e lehtesuese per punen e personelit mjekesor, patjeter qe mungesa e tyre do vije duke u rritur.

Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik. Gjendja do menaxhohet shume me mire nese:

1- do rriten fondet per menaxhimin e pandemise, sepse pa para nuk shton dot as teste e as bazen materiale te nevojshme. Ka shume koncesione jo te domosdoshme te cilet mund te anullohen. Nese nuk eshte primare shendeti publik, cfare eshte, perfitimi i atyre qe kur semuren vete ikin me charter?

2- do rritet numri i shtreterve dhe personeli ne dispozicion. Per kete do duheshin perseri para, jo vetem per te plotesuar bazen materiale, por edhe per t’ia bere me te lehte personelit mjekesor barren e kesaj pandemie.

3- do aktivizohen mjeket e familjes. Aktivizim nuk do te thote qe ata thjesht te vizitojne, por te ndjekin pacientet e nje zone te caktuar duke vendosur kujt duhet t’i behet tamponi, cili pacient ka nevoje per t’u shtruar ne spital, etj etj. Patjeter qe mjeket e familjes do kerkonin shume me shume teste ne rang republike, teste te cilat do bliheshin me leket e koncesioneve...por nje zone e vogel diku ndiqet me mire nga mjeku lokal, se sa nga zyrtaret e ISHP-se ne Tirane.

4- te futen spitalet rajonale ne funksion te ketyre pacienteve, duke krijuar nje departament te vecante per ta. Perderisa ne spitalet COVID 1 dhe 2 nuk po i japin pacienteve mjekime specifike per kete semundje, nuk ka arsye perse keto mjekime nuk mund te jepkan neper spitale rajonale.

Nuk ka problem qe nuk zgjidhet, mjafton vullneti politik !!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011519193649292
array(1) { ["section"]=> string(129) "mjeku-koni-denoncon-gjurmimi-dhe-testimi-nuk-funksionojne-mjeket-jane-te-sfilitur-tregon-4-pikat-per-menaxhimin-e-situates-216308" }