Mjeku Mezini: Kur virusi shkon në mushkëri, 50% e pacientëve dalin negativë në testin e parë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 06-04-2020 Mjeku Mezini: Kur virusi shkon në mushkëri, 50% e pacientëve dalin negativë në testin e parë Mjeku pneumolog Arjan Mezini

Mjeku pneumolog Arjan Mezini u shpreh se kur virusi i COVID-19 kalon në mushkëri, mundësia e kapjes së tij në teste është rreth 50%.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Mezini tha se kur virusi kalon në mushkëri 40-50% e pacientëve dalin negativë në testin e parë. Madje ai tha se në Spital kishte pasur raste të tilla, por pas insistimit të tyre, me tesin e dytë apo të tretë pacientët kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

“Në spitalet rajonale, doja të bëja thirrje për penumonitë atipike. Në eksperiencën time si pneumolog do të thoja se pneumonitë atipike jashtë sezonit, janë shumë të pakta në 1 vit. Duhet rishikuar dhe duhet hequr, kjo metoda që derisa del tamponi, pacienti qëndron në rrethin ku është. Për pacientët me insuficciencë respiratore koha punon kundër tyre.

Kur pacienti ka arritur në pneumonitë bilaterale, virusi replikohet në mushkëri dhe ky është shkaku që në 40 -50 përqind pacientët dalin edhe negativë në tamponin e parë. Ne kishim raste edhe në spitalin tonë, kur pacientët në tamponin e parë dolën negativë, pastaj insituam në të dytin dhe të tretin dhe dolën pozitivë. Tani edhe në Europë, nëse ne kemi në skaner një pneumoni bilaterale dhe 2  -3 indikatorë në gjak, sensitiviteti shkon 87% në krahasim me tamponin që shkon 50%”, u shpreh mjeku pneumolog Arjan Mezini.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009268045425415
array(1) { ["section"]=> string(96) "mjeku-mezini-kur-virusi-shkon-ne-mushkeri-50-e-pacienteve-dalin-negative-ne-testin-e-pare-201653" }