Mjeku nga Siria i shkruan Obamas dhe Merkel: Nuk duam keqardhje por veprim

Publikuar tek: bota, më 06:14 23-08-2016 Mjeku nga Siria i shkruan Obamas dhe Merkel: Nuk duam keqardhje por veprim

Një mjek sirian, ndër të paktët që kanë mbetur në qytetin më të shkatërruar, Alepo i është drejtuar presidentit Obama dhe kancelares Merkel që ti japin fund bombardimeve.

“The Indipendent” shkruan se doktori është Hamza Al Khatib, i cili edhe më parë u ka shkruar dy liderëve perëndimorë, Obamas dhe Merkelit, duke u kërkuar që ta përdorin ndikimin e tyre për t’iu ndihmuar civilëve dhe doktorëve në Alepo.

“Përgjigjja e tyre ka qenë e njëjtë, si në pesë vitet që lamë pas”, ka thënë Khatib në peticionin e tij, “nga Merkel kemi dëgjuar heshtjen ndërsa Shtëpia e Bardhë i ka parë letrat tona, por s’ka bisedime s’ka veprim
“Nuk ka asnjë përpjekje as nga Obama e as nga Merkel për t’i ndalur sulmet kriminale kundër civilëve dhe spitaleve”.

Peticionin e mjekut Khatib, e kanë nënshkruar 200,000 njerëz.

Ai thotë se civilët po sulmohen çdo ditë dhe se nuk u duhen lutjet e keqardhjet e liderëve, por veprimi i tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çekia kërkon një ushtri të përbashkët europiane për t’u mbrojtur nga refugjatët
Sulm me granatë në Suedi, humb jetën 8-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.011768102645874
array(1) { ["section"]=> string(79) "mjeku-nga-siria-i-shkruan-obamas-dhe-merkel-nuk-duam-keqardhje-por-veprim-50567" }