Mjeku shqiptar i shpëton jetën pasagjerit në avion, tregon çfarë e ndihmoi

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:26 21-05-2016 Mjeku shqiptar i shpëton jetën pasagjerit në avion, tregon çfarë e ndihmoi

Një mjek shqiptar i ka shpëtuar jetën një pasagjeri në avionin që po kthehej nga SHBA. Pilotët dhe stafi i avionit janë gjendur në një rast emergjence, kur njëri prej pasagjerëve ka shfaqur probleme me shëndetin dhe të mos ishte ndërhyrja e mjekut Mario Ademaj, për personin e sëmurë çdo gjë mund të kishte qenë fatale.Ademaj sapo është diplomuar për mjekësi në SHBA dhe ka treguar se si i erdhi në ndihmë pasagjerit. Ai rrëfen se ndërhyrja e tij ka qenë e suksesshme për faktin se në çantë ka pasur ilaçet e nevojshme për atë rast dhe kjo falë kontributit të shumë shqiptarëve.“Të gjithë ju që kontribuat për klinikën falas (free clinic), shpëtuat dje një jetë, gjatë fluturimit tim për në Shqipëri. Fatmirësisht kisha disa pajisje mjekësore që mund t’i përdorja së bashku me kutinë e ndihmës së shpejtë që më vunë në dispozicion në avion, për të stabilizuar pasagjerin, i cili po kalonte një emergjencë. Mendova ta ndaja këtë me ju sepse nëse nuk do të ishin ato pajisje që unë mbaja në çantë për “free clinic”, ai person ndoshta nuk do ia kishte dalë deri sa ne bëmë uljen e detyruar. Kështu që ju falenderoj, bujaria juaj ka shpëtuar tashmë një jetë”, shkruan Ademaj.“Free clinic” janë qendra shëndetësore që u vijnë në ndihmë personave në vështirësi ekonomike, të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë për mjekime dhe ilaçe të shtrenjta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026116132736206
array(1) { ["section"]=> string(79) "mjeku-shqiptar-i-shpeton-jeten-pasagjerit-ne-avion-tregon-cfare-e-ndihmoi-41061" }