Mjeku shqiptar në Itali e konfirmon: Ja me sa gusht do provohet për herë të parë vaksina anti- COVID, nëse ajo do ketë efekte anësore do...

Publikuar tek: aktualitet, më 20:56 11-08-2020 Mjeku shqiptar në Itali e konfirmon: Ja me sa gusht do provohet për herë të parë vaksina anti- COVID, nëse ajo do ketë efekte anësore do... Mjeku shqiptar

Mjeku shqiptar në Itali,  Albert Troci e ka konfirmuar se më 24 gusht Italia do të aplikojë për herë vaksinën anti- COVID te 3 pacientë të prekur.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se nëse kjo vaksinë do të ketë 2-3% efekte anësore do të jetë më shumë e dëmshme se efikase.

"Vaksina italiane do të fillojë provën e parë te pacientët më 24 gusht, në 3 pacientët e parë dhe do të shikojmë si do të jetë, por duhet të kemi shumë kujdes se duhet që vaksina të jetë tepër e sigurt dhe shumë efikase. Sigurua është hapi kryesor, nëse do të ketë 2-3% efekte anësore do të kishte më shumë dëme se sa pozitive. E po të kemi 3% efekte anësore në popullsi për rreth 7 milion banorë do të kemi në tragjedi. Kështu efikasiteti dhe siguria janë pikat kryesore para shpërndarjes së vaksinës në masë.

Në Itali që në fillim janë bërë protokollet eksperimentale me plazmën konvaleshente të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin. Kjo terapi u duk si diçka që mund të shëronte 100% pacientët, është e lirë nga ana monetare, por nuk është e sigurt. Është një terapi që bëhet për pacientët që janë në faza kritike. I shërojnë 60-70%.

Por ka edhe nga ato pacientë që pavarësisht janë trajtuar nuk kanë arritur të fitojnë betejën. Futja e këtyre antitrupave tek pacienti në mënyrë artificiale është shumë vonë dhe dëmi që ka shkaktuar virusi në ato momente nuk është i mundur të riparohet. Qytetarët janë ushtarët kryesorë që ndihmojnë shumë në kufizimin e virusit. Rastet e reja që po shikojmë në Itali janë shumë moshë e re. Vihet re që të infektuarit janë edhe turistë që kthehen nga jashtë. E importojne virusin nga jashtë", përfundoi Troci.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099658966064453
array(1) { ["section"]=> string(140) "mjeku-shqiptar-ne-itali-e-konfirmon-ja-me-sa-gusht-do-provohet-per-here-te-pare-vaksina-anti-covid-nese-ajo-do-kete-efekte-anesore-do-216838" }