Mjeku thirrje publike nga ambulanca: Kam 6 orë që pres këtu në makinë, zgjohuni hapni Covid4, kush e di sa të tjerë presin si unë (Apeli ulëritës i DOKTORIT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:41 22-11-2020 Mjeku thirrje publike nga ambulanca: Kam 6 orë që pres këtu në makinë, zgjohuni hapni Covid4, kush e di sa të tjerë presin si unë (Apeli ulëritës i DOKTORIT)

Situata paraqitet e rënduar në vendin tonë sa i përket pandemisë nga koronavirusi.

Mjeku i njohur i ‘Shefqet Ndroqit’, ose Covid2, Dritan Kociaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve të reagojnë pasi sistemi i shëndetësisë është në kolaps.

Me anë të një postimi në rrjtet sociale mjeku shprehet se ka 6 orë në ambulancë me një pacient në derën e spitalit dhe nuk mund ta fusin brenda pasi nuk ka vende as në urgjencë dhe as në pavione.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që të hapet Covid 4 qoftë dhe vetëm me infermierë për oksigjenimin e pacientëve me saturime të uleta.

Postimi i plotë nga mjeku:

Thirrje publike.

Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit.Ju lutem zgjohuni nga gjumi.

Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi.

Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t'i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje. Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje.

Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta.

Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato. Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone.

Po kolapsohet sistemi. Cdo jete vlen. Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.

Dritan Kociaj mjek.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I buzëqeshur dhe me dy gishta lart, Meta poston foton: Në Lezhën e Besëlidhjes së Skëndërbeut
Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga Covid të zv/ Kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku? »
Article Logic
Execution time: 0.01200008392334
array(1) { ["section"]=> string(159) "mjeku-thirrje-publike-nga-ambulanca-kam-6-ore-qe-pres-ketu-ne-makine-zgjohuni-hapni-covid4-kush-e-di-sa-te-tjere-presin-si-une-apeli-ulerites-i-doktorit-228666" }