Mjeku tregon teknikën e frymëmarrjes që mund të lehtësojë simptomat e koronavirusit (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 13:24 07-04-2020 Mjeku tregon teknikën e frymëmarrjes që mund të lehtësojë simptomat e koronavirusit (VIDEO) Foto ilustruese

Një mjek në Spitalin e Queen’s ka ndarë një teknikë të frymëmarrjes e cila, siç pretendon ai, mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të koronavirusit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Dr Sarfaraz Munshi, mjek i urgjencës, shpjegon se kolegu i tij Sue Elliot, drejtor i infermierisë, përdor teknikat rregullisht tek pacientët në njësinë e kujdesit intensive, raporton Mirror.

Studimet për ata me koronavirus kanë treguar që teknikat kanë një ndikim të rëndësishëm në mushkëri.

Ai thotë se teknika është ndihmuese për ata që janë prekur nga COVID-19, të sigurohen që po thithin një sasi të konsiderueshme ajri në mushkëri.

Ai gjithashtu inkurajon njerëzit që nuk janë të infektuar ta provojnë atë.

E tëra çfarë duhet bërë është të merrni frymë thellë pesë herë dhe të mbani secilën herë frymën për pesë sekonda.

Në herën e gjashtë, mbani frymën për pesë sekonda, dhe pastaj kollitni fort, duke mbuluar gojën. Përsëriteni dy herë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0090780258178711
array(1) { ["section"]=> string(96) "mjeku-tregon-tekniken-e-frymemarrjes-qe-mund-te-lehtesoje-simptomat-e-koronavirusit-video-201723" }