Mjeku Tritan Kalo nuk mban më: Po asfiksohemi, ky sistem është i kalbur

Publikuar tek: politike, më 22:55 19-09-2016 Mjeku Tritan Kalo nuk mban më: Po asfiksohemi, ky sistem është i kalbur

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër lidhur me debatin e fundit të krijuar pas vdekjes së një nënë dhe fëmijës së saj në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Kalo shprehet se sistemi i shëndetësisë ka nevojë për njerëz të guximshëm e luftëtarë dhe jo për ata persona që përkujdesen të mos “fërkohen” me mangësitë e një sistemi të kalbur e të korruptuar në themel.

Reagimi i plotë i Tritan Kalos:

Mjeku i zot, ai që merr përsipër të bëj “ZOTIN” për të shpëtuar jetën e një njeriu tjeter, nuk duhet të jetë vetëm “leçitës” librash si dhe “ripërtypës” i dijeve të marra prej tyre, POR në rradhë të parë sipas mendimit tim, dhe shpresoj të mos jem i vetëm, ai duhet të jetë një qenie sociale, nje individ në pararoje te problemeve te nje shoqerie ne te cilen ai vete jeton dhe ne te cilen perpiqet te prosperoje si profesionalisht po ashtu edhe financiarisht. Ne ditet e sotme ketij vendi i nevojiten intelektuale, me stof te verte intelektuali, jo te vetshpallur si te tille, pra njerez te plotesuar jo vetem me dije te fushes se tyre, apo edhe me dije te shumta rreth saj, POR ne rradhe te pare njerez me ndjesine e te qenurit qytetare te ketij vendi, njerez te guximshem e luftetare per progresin e shoqerise sone, ne te kundert historia do ti rreshtoje ata ne grupin e madh te “anonimateve”, te kalimtareve te rastesishem nder vitet dhe shekujt e saj. KEMI 25 vite qe e kemi futur kete vend, Shendetin e saj Publik ne qorrsokak, edhe per fajin tim, edhe per fajin “tend”, edhe per fajin e te gjithe atyre qe bejne te diturin, por shume dije nuk shperndajne, qe perkujdesen per tu ngjitur ne majen e hierarkise profesionale, por pak perpiqen horizontalisht te rrethohen nga profesionaliste te zote e kolege me ndjesi te holla sociale, qe perkujdesen te mos “ferkohen” me mangesite e nje sistemi te kalbur e te korruptuar ne themel, sepse krijohen hatermbetje me organizuesit dhe drejtuesit e ketij sistemi …Kjo indiference dhe ky pragmatizem ekstrem “intelektualist” dhe shume pak social, na ka asfiksuar dhe po vijon te na asfiksoje jo vetem individualisht, POR ajo qe eshte edhe me rendesishmja eshte fakti se, ato po asfiksojne nje sektor jetik sikunder eshte Shendetesia Publike Shqiptare….Eshte koha per reflektime te thella dhe veprime te matura!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088460445404053
array(1) { ["section"]=> string(75) "mjeku-tritan-kalo-nuk-mban-me-po-asfiksohemi-ky-sistem-eshte-i-kalbur-53449" }