Mjeku vlonjat ndërroi jetë nga Covid-19, dedikimi prekës i pedagogut: O vëlla pse ike, na thave krahët (Mesazhi për Bledi NININ)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:45 25-11-2020 Mjeku vlonjat ndërroi jetë nga Covid-19, dedikimi prekës i pedagogut: O vëlla pse ike, na thave krahët (Mesazhi për Bledi NININ) Mjeku Bledi Nini - Pedagogu Erion Kristo

Mjeku i njohur vlonjat Bledi Nini ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, në moshën 48 vjeçare, teksa merrte kurim në Itali, i prekur nga Covid-19. Lajmi i trishtë ka prekur të afërmit dhe kolegët e tij.

Një mesazh prekës në rrjetet sociale e ka shkruar dhe miku i tij, pedagogu Erion Kristo.

“O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve. Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më”, shkruan Kristo.

Mjeku Bledi Nini shërbente si mjek ORL në QSUT. Ai ka studiuar otorinolaringologji në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës dhe kishte një duke përvojë 20 vjeçare në këtë fushë. Për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar, ai po kurohej në Itali.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U infektua me Covid-19, Imzot George Frendo del nga spitali në Itali, karantinohet në Kuvendin Françeskan
Tragjedi e dyfishtë, drejtori i Spitalit të Korçës, humb gjatë natës prindërit e prekur nga COVID »
Article Logic
Execution time: 0.010962009429932
array(1) { ["section"]=> string(130) "mjeku-vlonjat-nderroi-jete-nga-covid-19-dedikimi-prekes-i-pedagogut-o-vella-pse-ike-na-thave-krahet-mesazhi-per-bledi-ninin-229059" }