Mocion besimi pas mos hapjes së negociatave? Rama: Për çfarë...?

Publikuar tek: politike, më 16:42 18-10-2019 Mocion besimi pas mos hapjes së negociatave? Rama: Për çfarë...? Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka arsye t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi, pasi mos hapja e negociatave sipas tij, ndodhi për shkak të përplasjes konceptuale mes Francës dhe Gjermanisë.

Rama tha në një konferencë për media nga Kryeministria se Shqipëria bëri progres të mjaftueshëm, ndërsa si shembull për të treguar se vendimi i BE-së ishte për shkak të problemeve të brendshme të tij, Rama solli ndryshimin e emrit nga Maqedonia.

“Mund t’ja kërkoj parlamentit francez, por atij shqiptar nuk kam për çfarë t’ja kërkoj. Maqedonia ka 14 vjet që pret të çelë negociatat, u detyrua të ndryshojë emrin. Nuk ka lidhje vendimmarja, ata ndërruan emerin, e imagjinoni dot. Çfarë duhet të bënin më shumë ata? Ndodhi një përplasje e madhe mes Francës dhe Gjermanisë. Mekanizmi është i tillë që mund të jenë dakort të gjithë dhe mjafton që njëri të thotë jo. Nga ana tjetër dëgjova kryeministrin e Holandës që tha Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm. Të mjaftueshëm për çfarë? Procesi është bërë gjithmonë e më i vështirë, gjithmonë e më kërkues. Por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë se e bëjmë për vendin tonë,” u shpreh kryeministri Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011924982070923
array(1) { ["section"]=> string(65) "mocion-besimi-pas-mos-hapjes-se-negociatave-rama-per-cfare-182610" }