MODELI BRILANT i Ecovolis, të rinjtë mbledhin 8 thasë me plehra në Liqenin e Komanit: Do vazhdojmë derisa të pastrohet e gjithë Shqipëria

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 18-04-2019 MODELI BRILANT i Ecovolis, të rinjtë mbledhin 8 thasë me plehra në Liqenin e Komanit: Do vazhdojmë derisa të pastrohet e gjithë Shqipëria

Shoqëria e Ecovolis është një nga lëvizjet mjedisore në Shqipëri që kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për mbrojtjen e ambjentit dhe për zhvillimin e mjedisit.

Të shtunën e kalua, lëvizja e Ecovolis u bashkua me atë të Shkodrës ‘Eco Mendje’ dhe bënë një udhëtim në lumin e Shalës.

Gjatë rrugës ata ndaluan në vende të ndryshmë në liqenin e Komanit atje ku plehrat kishin mbulluar bukurinë e natyrës dhe pastruan duke mbledhur plot 8 thasë me plehra. Në lumin e Shalës ata eksploruan bukuritë e mjedisit duke bërë kanoe dhe ngjitje në mal. Në ishullin e Paqes, ata mbollën pemë dhe kontribuan kështu për një jetë të shëndetshme me ajër të pastër.

Por Ecovolis nuk do ndalet këtu pasi synon që të rritet dhe të mbjellë pemë në të gjithë Shqipërinë. Aktivistët thanë se do vazhdojnë detyrën e tyre deri sa e gjithë Shqipëria të pastrohet nga plehrat dhe brezi i ri të ketë një mentalitet ndryshe për mbrojtjen e ambjentit dhe rëndësinë e tij.

Vullnetarja Ina Hasanaj dha një intervistë për newsbomb.al duke shprehur emocionet e saj dhe eksperiencat të cilat i ka ndarë me lexuesit tanë:

 ‘Nje shok më rrëfeu për përvojën në  udhetimet e tij dhe për ndjesinë e të mbrojturit të ambjentit dhe kjo me tërhoqi që në fillim. Jam pjesë e grupit prej 6 muajsh. Më duket një iniciativë e bukur që duhet përhapur dhe përqafuar nga të rinjtë. Në mësojmë të duam, ta mbrojmë dhe ta ruajmë natyrën. Të gjitha aktivetet të dhurojnë një eksperiencë të bukur e të paharrueshme. Kalon kohën duke u argëtuar dhe duke qenë në shoqëri të mirë. Ndihem e dobishme në mbrojtjen e natyrës dhe në shoqërinë shqiptare pasi mendoj se po kontribuoj për të ardhmen më të mirë të një vendi. Nëpërmjet udhëtimeve ne kemi shijuar vende të harruara dhe të paprekura nga njeriu. Është një mënyrë për të ardhur më afër me bukuritë e vendit tonë, një pjesë të të cilave nuk i njohim ende. Do doja që grupi ynë të rritej edhe më shumë!’

Ecovolis synon të rritet dhe të përhapet në të gjithë Shqipërinë dhe pjesëmarresit mund të kontaktojnë në faqen e Facebook ose në numrin e telefonit :0688780209 me koordinatoren Elda Berziu.

57154653_469454080262295_5126154630119555072_n.jpg57584264_608503342990877_5790184478483677184_n.jpg57321529_974482079427312_184668196270243840_n.jpg58373060_759739401109590_2245256418124890112_n.jpg57446572_322070938483933_6660034730244702208_n.jpg57340976_313824592632603_6910829050458013696_n.jpg57423174_286398205603830_8819458438867189760_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.062806844711304
array(1) { ["section"]=> string(142) "modeli-brilant-i-ecovolis-te-rinjte-mbledhin-8-thase-me-plehra-ne-liqenin-e-komanit-do-vazhdojme-derisa-te-pastrohet-e-gjithe-shqiperia-160932" }