Modelja e njohur publikon FOTON nudo para Notre-Dame, feston për djegien e katedrales

Publikuar tek: bota, më 18:38 16-04-2019 Modelja e njohur publikon FOTON nudo para Notre-Dame, feston për djegien e katedrales

Modelja e Playboy nga Belgjika Marisa Papen, ka publikuar një foto nudo të bërë para Katedrales së Notre-Dame në kohën kur ajo ende nuk ishte djegur

Por ndryshe nga të tjerët që janë bashkuar me pikëllimin e francezëve, modelja e ka publikuar këtë foto për të festuar djegien e katedrales.

“Kishat po digjen … Një epokë e re do të vijë !!!!”, ka shkruar 26 vjeçarja krahas fotos duke sjellë zemërimin e shumë ndjekësve.

"Unë nuk jam marshuesi i kishës Marisa ... por përkrahja juaj e shkatërrimit të pronës është e papranueshme! Përveç kësaj, jo çdo besimtar është përgjegjës për abuzimin që përmendët!", ka shkruar njëri prej ndjekësve.

"Nuk ke mëshirë për arkitekturën e një historie", e pyet një tjetër ndërkohë që modelja është përgjigjur se "i pëlqen pemët dhe se natyra do të kërkojë gjërat e saj".

Kjo ka sjellë edhe më tepër irritimin e fansave, por kjo nuk është hera e parë që Marisa Papen shkakton zemërim, pasi para disa kohësh ajo publikoi një foto nudo në Vatikan, ndërkohë që bën gjithmonë deklarata anti-fetare.

dhjk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01332688331604
array(1) { ["section"]=> string(91) "modelja-e-njohur-publikon-foton-nudo-para-notre-dame-feston-per-djegien-e-katedrales-160689" }