Modelja e ‘’Victoria Secret’’, Delevingne: “Seksi më shpëtoi nga depresioni”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:37 04-08-2016 Modelja e ‘’Victoria Secret’’, Delevingne: “Seksi më shpëtoi nga depresioni”

Cara Delevingne ka pohuar se ajo e ka humbur virgjërinë në moshën 18 vjeç pasi ajo ndaloi së marri pilula kundër depresionit.

Modelja dhe aktorja, e cila luan rolin e magjistares në filmin e ri “Suicide Squad”, u hap për “Esquire Magazine” në lidhje me shëndetin mendor dhe jetën e saj seksuale në një intervistë.

Ajo shpjegoi se donte disa herë të vetëvritej në moshën 16-vjeçare, por pilulat që ajo përdorte kundër depresionit e bënin atë të ndihej akoma më keq.

Cara tregoi se vetëm pasi hoqi dorë nga pilulat, ishte në gjendje "të ndjente përsëri".

Ëngjëlli i ‘’Victoria Secret’’ tha: "Atë javë, kam humbur virgjërinë, kam luftuar, kam qarë, kam qeshur. Ishte gjëja më e mirë në botë dhe më bëri të ndjej gjëra përsëri.’’

"Unë akoma bie në depresion, por mundohem ta kaloj vetë këtë, sesa të varem nga kokrrat. I urrej kokrrat. Unë nuk pajtohem me to. Është kaq e lehtë të abuzosh me to", tha Delevigne.

Bukuroshja 23-vjeçare tregon se në atë kohë gjithçka donte të bënte ishte "të vdiste", edhe pse ajo e kuptonte se sa me fat ishte dhe ndiente presion të madh në shkollë dhe për të bërë prindërit e saj krenarë.

caradelevigne.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025053024291992
array(1) { ["section"]=> string(74) "modelja-e-victoria-secret-delevingne-seksi-me-shpetoi-nga-depresioni-48709" }