Modelja italiane tregon për herë të parë shpërfytyrimin që i dashuri i bëri me acid (foto rrëqethëse)

Publikuar tek: bota, më 17:04 22-04-2017 Modelja italiane tregon për herë të parë shpërfytyrimin që i dashuri i bëri me acid (foto rrëqethëse)

Modelja italiane, Gessica Notaro ka treguar për herë të parë në ekran shpërfytyrimin që pësoi nga i ish i dashuri i saj xheloz, i cili i hodhi acid në fytyrë duke u hakmarrë për ndaj.

 E ftuar në emisionin e Maurizio Costanzo, në “Canale 5”, 27-vjeçarja nga qyteti verior i Cesena tregoi gjithë peripecitë dhe historinë me ish-të dashurin e saj Edson Tavares, i cili e keqtrajtonte derisa ajo vendosi të ndahej duke marrë edhe një urdhër mbrojte nga Gjykata.

Por tmerri i vërtetë për të do të ndodhte disa muaj më vonë, kur ish-i dashuri xheloz do të merrte hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë për ta shpërfytyruar.

“Pasi ai më hodhi acid në fytyrë, u ula në gjunjë dhe iu luta Zotit, ‘më merr bukurinë time, por më lër pas shenjat’”,- rrëfeu Notaro në emision, duke tregoi se kishte qenë e izoluar në spital për 2 muaj pas sulmit të tmerrshëm.mod_ok.jpg

Ish miss Italia në vitin 2007 u shpreh se tani nuk mund të bëjë jetë normale si më përpara.

“Nuk mund të jetoj si në fillim dhe nuk mund te dal në diell. Çdo gjysmë ore kam nevojë për pika sy dhe duhet të hidratoj lëkurën time vazhdimisht”- tha modelja, raporton ‘The Indipendent’.

Tashmë ajo duhet të presë sa të kryejë një operacion të plotë plastik që do ta lehtësonte nga barra e pamjes, por edhe e dhimbjes që përjeton, për të cilën shpenzon 600 £ çdo muaj.

Notaro e takoi Tavares 3 vjet më parë kur të dy punonin në një akuarium delfinësh. Në fund të emisionit modelja ka përcjellë live edhe një mesazh për ish-të dashurin e saj. “Do të doja të më shikonte tani, atë që bëri. Kaq dua”- tha Notaro.

mod_shperf.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Donald Trump: Sulmi në Paris i ndihmon Marine Le Pen në zgjedhje
Tjetër sulm në Paris në prag të zgjedhjeve presidenciale »
Article Logic
Execution time: 0.011775016784668
array(1) { ["section"]=> string(105) "modelja-italiane-tregon-per-here-te-pare-shperfytyrimin-qe-i-dashuri-i-beri-me-acid-foto-rreqethese-76074" }