Modelja qëlloi imamin me armë, reagon ashpër gazetarja: Çfarë shoqërie talibaneze, linçohet vajza ndërsa hoxha mbetet i pafajshëm!

Publikuar tek: rajon, më 21:01 07-11-2019 Modelja qëlloi imamin me armë, reagon ashpër gazetarja: Çfarë shoqërie talibaneze, linçohet vajza ndërsa hoxha mbetet i pafajshëm! Gazetarja Arbana Xharra

Gazetarja e njohur nga Kosova, Arbana Xharra ka reaguar pas skandalit ku një modele 28 vjeçare kishte shtënë me armë pranë shtëpisë së imamit Sead Bejta nga Mitrovica, pasi ky i fundit ishte në një lidhje dashurie me modelen.

Ish-kryeredaktorja e gazetës ‘Zëri’, tashmë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me anë të një statusi në rrjetin social tëitter ka reaguar ashpër duke e quajtur shoqërinë shqiptare si një shoqëri talibane dhe shpellare.

Sipas saj shoqëria po linçon vetëm modelen e cila kishte lidhje me hoxhën nga Mitrovica dhe nga ana tjetër nuk i bëjnë asnjë kritikë klerikut fetar.

Postimi i plotë:

Cfare shoqerie talibaneze, shpellar...jeni cu i madh e i vogel me e linçu me foto gruan qe paska pase lidhje me nje hoxhe, e ai as qe diskutohet se eshte burre. Nuk ju ka mbet tjeter vec me dale e me e gjuajt me gure, e hoxha s’ka dert burre i mire!

Kujtojmë se modelja Suzana Tahiri ka zhvatur dhe ka kërcënuar hoxhën Sead Bejta nga Mitrovica pasi kishin edhe një lidhje dashurie së bashku.

Modelja Tahiri njihet ndryshe në Kosovë edhe me nofkën ‘Shqiponja’, për shkak të tatuazhit të saj me atë simbolikë.

Ajo njihet edhe si përkrahëse e PDK-së, ku ka mbajtur edhe postin e kryetares së nëndegës së PDK-së në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka kërkuar masën e paraburgimit për 28 vjeçare Suzana Tahiri, e cila para disa ditësh kishte shtënë me armë afër shtëpisë së hoxhës Sead Bejtës në Mitrovicë.

Modelja ka pranuar të gjitha veprat për të cilat akuzohet.

shqipot.jpg

suzi.jpg

shko shqip.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075399875640869
array(1) { ["section"]=> string(133) "modelja-qelloi-imamin-me-arme-reagon-ashper-gazetarja-cfare-shoqerie-talibaneze-lincohet-vajza-ndersa-hoxha-mbetet-i-pafajshem-185085" }