Moderatori i përfshirë në skandalin e madh politik, në gjendje kritike për jetën

Publikuar tek: rajon, më 17:07 23-09-2019 Moderatori i përfshirë në skandalin e madh politik, në gjendje kritike për jetën Prezantuesi i njohurë 'Boki 13'

Vazhdon të jetë e rënduar gjendja shëndetësore e ‘’Boki 13’, njëri prej personazheve më të ndjekur mediatik.

Bojan Stojanovski po vuan nga të vjellat e shumta të krijuara nga ndërhyrjet e shumta kirurgjikale. Avokati i tij bëri me dije gjendjen e ndërlikuar shëndetësosre të Stojanovskit.

“Bëhet fjalë për operacion nga natyra estetike, për uljen e lukthit. Më pas ka dy operacione të pasuksesshme për lidhjen e zorrës së vogël dhe ka të vjella pa ndalë dhe vazhdimisht rrëzohet. Realisht nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore, ndoshta edhe vet ka kontribuar me operacionin e tillë”, ka thënë Dukovski.

‘Boki 13 nuk ka pranuar as të japë dëshminë për çështjen ‘’Zhvatja’’, ku dolën në përgjimet zërat e ish-prokurores Katica Janevas, ‘Bokit 13’, dhe biznesmenit Orçe Kamçev.

Ata bisedonin për t’i bërë favore Kamçevit për një çështje gjyqësore që ky i fundit kishte. Për këtë nder ai pagoi disa miliona euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024638175964355
array(1) { ["section"]=> string(86) "moderatori-i-perfshire-ne-skandalin-e-madh-politik-ne-gjendje-kritike-per-jeten-179508" }