Moderatorja e njohur vjen me beben në emision live, Alketa Vejsiu: Ju lutem qetësi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:48 15-04-2019 Moderatorja e njohur vjen me beben në emision live, Alketa Vejsiu: Ju lutem qetësi

Ka vetëm pak kohë që moderatorja Elita Rudi është bërë nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zëri.

E ftuar, mbrëmjen e sotme në spektaklin ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Elita i është përgjigjur pyetjeve  të fëmijëve.

Alketa Vejsiu: Jam në tension për beben tënde të vogël që do të pijë qumësht çdo dy orë. 7 javësh çuni me emrin Zëri, një emër shumë i veçantë. Ndodhet atje pas kuintave, qetësi ju lutem të mos e shqetësojmë!

Elita Rudi: Mos ma përmend se filloj e emocionohem tani dhe nuk e di a mund të vazhdoj.

Alketa Vejsiu: Për ne është kënaqësi shumë e veçantë që sapo ke lindur dhe pasi ke dhënë të gjitha intervistat përpara martesës dhe përpara se djali të vinte në jetë, të jesh ekskluzivisht “Në Kurthin Piter Pan” për të folur me statusin e një mamaje të re…Djali juaj do ta ketë kujtim për të gjithë jetën se tani këto intervista mbeten në ‘YouTube’, kështu që do të themi gjëra të bukura sot, e ndjej këtë.

Elita Rudi: Po shpresoj. Ta shohim a i kanë pyetjet e vështira, sepse ata janë gazetarët më të vështirë për momentin.

Screenshot_8.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023299932479858
array(1) { ["section"]=> string(87) "moderatorja-e-njohur-vjen-me-beben-ne-emision-live-alketa-vejsiu-ju-lutem-qetesi-160565" }