Moderatorja rrëfen batutat e Edi Ramës me gazetaret vajza të medias shqiptare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:49 08-01-2017 Moderatorja rrëfen batutat e Edi Ramës me gazetaret vajza të medias shqiptare

Gazetarja Jonida Shehu te emisioni i ri i Adi Krastës në Top Channel ka rrëfyer disa nga batutat mes kryeministrit Rama dhe gazetareve vajza të medias shqiptare, të ftuara në darkën e organizuar nga zonja Linda Rama me rastin e festave të fundvitit. 

“Mediat e Kazanit” batuta e përmendur shpesh kohët e fundit nga Rama është bërë objekt bisede nga Krasta me Shehun.

“Në fakt ishte kolegia Anila Basha që e diskutoi me kryeministrin Rama këtë shqetësim në darkën e Lindës me gazetaret. E pyeti për kontekstin dhe deklaratën, - kujtoi Jonida Shehu e Pasdite në TCH atë darkë të gjatë me zonjën e kryeministrit dhe pak më vonë me vetë zotin Rama. – Përgjigja e Ramës ishte: Kujt i djeg le ta mbajë. Unë e kam pasur fjalën për ato media që nuk verifikojnë lajme përpara se t’i japin, por krijojnë tymnajë dhe pot hemi lajme më shumë për “like””, - tha Shehu, duke rrëfyer një moment nga biseda.

asfe34wtgw43gsfg.jpg

Krasta ngacomoi Jonida Shehun nëse një konstatim i tillë i ka djegur.

“Nëse do më digjte, nuk do të isha aty, nuk do isha ndier rehat. Por unë nuk e ndjej veten pjesë të një media apo një programi që spekulon. Madje, duhet analizuar deklarata e Ramës, se mendoj, se nuk është se nuk ka media që janë të diskutueshme” tha Jonida Shehu.

sdfw4t3ft3g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036308765411377
array(1) { ["section"]=> string(83) "moderatorja-rrefen-batutat-e-edi-rames-me-gazetaret-vajza-te-medias-shqiptare-64955" }