Moderatorja SHPËRTHEN ndaj burrave shqiptarë: Janë fodulla, injorantë dhe prepotentë ndaj femrës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:36 26-01-2021 Moderatorja SHPËRTHEN ndaj burrave shqiptarë: Janë fodulla, injorantë dhe prepotentë ndaj femrës

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka shpërthyer ndaj meshkujve shqiptarë, pasi mesa duket ka mbetur shumë e pakënaqur.

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka vënë në dukje tiparet më të këqija të burrit shqiptar si fodullëkun, injorancën e prepotencën.

Moderatorja quan problematike edhe mënyrën se si këta burra trajtojnë gratë e jetës së tyre, duke nisur që nga nëna që i dha jetë dhe më vonë partnerja apo bashkëshortja.

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT”, shkruan Einxhel.

einxhel.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “A do bëjmë s*ks bashkë”, Paloma tregon se çfarë i tha Fatos Nanos në sy të bashkëshortes
»
Article Logic
Execution time: 0.01268196105957
array(1) { ["section"]=> string(101) "moderatorja-shperthen-ndaj-burrave-shqiptare-jane-fodulla-injorante-dhe-prepotente-ndaj-femres-236451" }