Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, shpërthen në lot në transmetim direkt (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 09-04-2018 Moderatorja shqiptare feston ditëlindjen, shpërthen në lot në transmetim direkt (FOTO) Evis Ahmeti, moderatore

Moderatorja e emisionit “Me zemër të hapur”, në News 24 Evis Ahmeti, feston 45 vjetorin e saj ditën e sotme.

Gjatë emisionit të saj ajo ka trajtuar një çështje të një konflikti mes një nëne dhe vajzës së saj, ku kjo e fundit kishte kohë që nuk i fliste të ëmës.

Si për të dhënë një mesazh të qartë, vajza e Evisit, e ka surprizuar moderatoren në emision duke ia uruar ditëlindjen me anë të një lidhje direkte.

"Në këtë 45 vjetor dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë”, e uroi vajza moderatoren, ndërkohë që dhe një tufë me lule iu dhurua asaj.

Pas surprizës moderatorja ka shpërthyer në lot, nga emocionet që i dhuroi urimi i vajzës. Na ngelet t’i urojmë edhe ne shumë vite të bukura moderatores së njohur.

 surprize_2.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngë, valle, dj e hare me komunitetin rom në Tufinë, Veliaj merr çmim nga PE
TEPELENA/ Ish i përndjekuri dëshmi rrënqethëse: Si vdiq vajza e Abaz Kupit me të shoqin! 26 të plagosur, thyerje këmbësh, brinjësh.... »
Article Logic
Execution time: 0.013309955596924
array(1) { ["section"]=> string(90) "moderatorja-shqiptare-feston-ditelindjen-shperthen-ne-lot-ne-transmetim-direkt-foto-116246" }