Moderatorja shqiptare flet për humbjen e vajzës: Për një vit nuk munda të shkoj te varri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:13 27-02-2017 Moderatorja shqiptare flet për humbjen e vajzës: Për një vit nuk munda të shkoj te varri

Moderatorja Gerta Heta e ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan sonte në mbrëmje ka folur për humbjen e saj të madhe, atë të vogëlushes binjake.

Gerta dhe bashkëshorti i saj Matko treguan se nuk e patën aspak të lehtë të përballeshin me një dhimbje të tillë,  “Nuk përshkruhet me fjalë..” – thotë Gerta me dhimbjen prej nëne.

Gerta foli për marrëdhënjen e tyre pre 7 vitesh, për dhuratën që Zoti u solli pas një viti, Lunën, për Matean e vogël, por edhe për binjaken, e cila sot është engjëlli mbrojtës i motrës së saj.

 “Gjatë kohës që isha shtatzënë me binjaket isha tip që lexoja, kisha lexuar shumë…. Në atë periudhë, unë ndërpreva leximet dhe prisja mrekullinë. Nuk kisha asgjë çfarë të bëja në ato momente dhe gjithçka e lashtë në dorë të Zotit për dy muajt që qëndrova në spital. E vetmja gjë që bëja me shumë dashuri ishte mbajtja e kangurit, ato ushtrimet duke mbajtur bebet që i bënim dy herë në ditë. Jetoja vetëm me momentet e kangurit… duke shpresuar. Dhe, falë Zotit, Matea sot është mirë.”

Gerta tregoi se për një vit nuk ka mundur të shkoj te varri i vogëlushes. “Për një vit nuk gjeja forcën t’i shkoja dot te varri, nuk mund të shkoja. Unë nuk isha as kur u varros, sepse isha në spital dhe as për një vit nuk shkova dot. Vetëm qaja çdo ditë. Pas një viti, gjeta forcën të shkoja dhe kam qarë me dënesë. Kisha një vit që qaja çdo ditë… Dhe pas asaj dite, u bëra më mirë, e ndjeva veten më lehtë…”, shtoi më tej duke thënë se e gjen forcën tej dy vajzat e tjera. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027549982070923
array(1) { ["section"]=> string(93) "moderatorja-shqiptare-flet-per-humbjen-e-vajzes-per-nje-vit-nuk-munda-te-shkoj-te-varri-70155" }