Moderatorja vrau veten për ‘Shën Valentin’, Rita Ora bën dedikimin prekës për miken e ngushtë: Ishe një dritë, akoma dëgjoj të qeshurën tënde

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:18 16-02-2020 Moderatorja vrau veten për ‘Shën Valentin’, Rita Ora bën dedikimin prekës për miken e ngushtë: Ishe një dritë, akoma dëgjoj të qeshurën tënde Rita dhe Caroline

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka bërë një dedikim prekës për mikeshën e saj të ngushtë, një prej moderatoreve më të njohura në Mbretërinë e Bashkuar, Caroline Flack, e cila u gjet e vdekur në banesë më 14 shkurt.

“Caroline, ti ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove dhe akoma mund ta dëgjoj të qeshurën tënde. Të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Isha e bekuar që të kisha shoqe. Shpresoj që vdekja jote nuk ishte e kotë dhe të gjithë të marrin një mësim sot”, këto janë disa fjalë të Ritës për mikeshën e saj të ndierë, e cila dyshohet se ka vrarë veten.

Lajmin e trishtë për vdekjen e Caroline e ka dhënë familja e moderatores. Këngëtarja shqiptare Rita Ora kishte një miqësi shumë të ngushte me të dhe këtë e dëshmon postimi prekës që ajo ka bërë ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqen të dyja së bashku.

“Caroline, ti ishe një dritë e vërtetë për këdo që takove dhe akoma mund ta dëgjoj të qeshurën tënde. Të gjithë e dinin se ishte qeshja jote! Isha e bekuar që të kisha shoqe. Shpresoj që vdekja jote nuk ishte e kotë dhe të gjithë të marrin një mësim sot. Le t’i themi stop poshtërimit publik, sharjes dhe ngacmimit nga media. Le të ndalojmë së synuari të rinjtë.

Le të qëndrojmë së bashku dhe të përdorim mediat sociale më me përgjegjësi. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutemi shikoni përreth për të parë se cili nga miqtë-familja juaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack, familjen dhe miqtë e saj gjatë këtyre momenteve tragjike”, shkruan Rita.

yyyyyyyyyyyyyyyyy.jpg

rita1.png

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0097000598907471
array(1) { ["section"]=> string(143) "moderatorja-vrau-veten-per-shen-valentin-rita-ora-ben-dedikimin-prekes-per-miken-e-ngushte-ishe-nje-drite-akoma-degjoj-te-qeshuren-tende-195396" }