‘Moderna’ aplikon për autorizim emergjent të vaksinës anti-COVID: Ka 94.1% efektivitet, presim të luajmë rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie

Publikuar tek: bota, më 23:56 30-11-2020 ‘Moderna’ aplikon për autorizim emergjent të vaksinës anti-COVID: Ka 94.1% efektivitet, presim të luajmë rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie Ilustruese

Kompania “Moderna.Inc” aplikoji ditën e sotme për autorizim emergjent për përdorimin e vaksinës së saj anti-COVID në SHBA dhe Europë.

Kompania deklaroi se rezultatet e testimit të fazës së tretë të kësaj vaksine treguan se ajo është 94.1% efektive dhe e sigurtë.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase dhe presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie”, tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks.

Nëse autorizimi aplikohet, Moderna do të jetë kompania e dytë që merr autorizimin për përdorim emergjent, pas kompanisë “Pfizer”, e cila aplikoi një javë më parë.

Përveç regjistrimit të aplikimit të saj në SHBA, Moderna tha se do të aplikonte për miratim me kusht nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Këshilltarët e pavarur të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave do të takohen më 17 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e provave të Moderna-s dhe në 10 dhjetor për të shqyrtuar të dhënat e kompanisë Pfizer.

Menjëherë pasi të fitojë autorizimin e përdorimit emergjent, Moderna pret që vaksina të transportohet në pikat e caktuara të shpërndarjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk paguhej për orët shtesë, vetëvritet truproja i Vladimir Putin
»
Article Logic
Execution time: 0.01094388961792
array(1) { ["section"]=> string(148) "moderna-aplikon-per-autorizim-emergjent-te-vaksines-anti-covid-ka-94-1-efektivitet-presim-te-luajme-rol-kryesor-ne-mposhtjen-e-kesaj-pandemie-229720" }