Mogherini: 2017-a i vështirë për Ballkanin, në 2018-ën prioritet integrimin

Publikuar tek: barometri, më 08:19 05-01-2018 Mogherini: 2017-a i vështirë për Ballkanin, në 2018-ën prioritet integrimin

Shefja e Diplomacisë e BE, Federica Mogherini është shprehur se Integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet i vitit 2018. 

“2017-a ishte vit i vështirë për botën, por edhe si gjithë vitet e tjera ky vit na solli gjëra të mira, të arritura dhe punë të madhe në ekip. Ballkanit Perëndimor, shefja e Diplomacisë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ku ka vënë theksin te Integrimi.

”Nuk ishte një vit i lehtë për Balkanin. I vizitova të gjashtë kryeqytetet e rajonit në disa prej momenteve më të vështira, në disa raste gjatë krizave të thella politike. Sot, falë vendimeve të guximshme dhe punës së madhe që kryem së bashku, këtyre krizave iu është dhënë një drejtim dhe shumica janë zgjidhur”, shkruan Mogherini.

Rruga drejt reformave ka rifilluar pavarësisht se ka shumë punë për të bërë dhe busulla e integrimit të Bashkimit Evropian po tregon rrugën. Viti 2018 do të jetë një vit thelbësor për konsolidimin dhe bërjen e këtij rrugëtimi të pakthyeshëm. Do të sillte rezultate të rëndësishme jo vetëm për rajonin por edhe për Evropën në tërësi”, thekson ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023916959762573
array(1) { ["section"]=> string(80) "mogherini-2017-a-i-veshtire-per-ballkanin-ne-2018-en-prioritet-integrimin-105472" }