Mogherini e prerë: S'do ketë bisedime pa u hequr taksa ndaj Serbisë

Publikuar tek: rajon, më 08:39 19-02-2019 Mogherini e prerë: S'do ketë bisedime pa u hequr taksa ndaj Serbisë

Shefja e politikës së Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, tha të hënën se nuk do të thërrasë raund të ri bisedimesh mes Prishtinës e Beogradit derisa autoritetet në Kosovë nuk heqin apo pezullojnë tarifat ndaj mallrave.

Mogherini i bëri këto komente në Bruksel gjatë një konference për shtyp, gjatë së cilës tha se është e gatshme që të mbyllet me javë apo muaj për të arritur një marrëveshje ndërmjet Prishtinës e Beogradit.

“Në momentin që krijohen kushtet, jo vetëm që jam e gatshme që mëngjesin e ardhshëm të organizoj takimin, por edhe të mbyllemi për aq kohë sa nevojitet: shtatë ditë, një apo tre muaj”, tha ajo.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, tha të hënën gjatë një vizite në vendlindjen e tij në Gllogjan se tarifat nuk do të hiqen. “Shpresoj më dëgjuat shumë mirë, po e shihni ku kam ardhur për ta thënë. Sa jam unë kryetar qeverie taksa nuk hiqet”,tha Haradinaj

Kreu i qeverisë shtoi më tej se çdo marrëveshje e mundshme me Serbinë nuk mund të prekë kufijtë.

“Kufiri Kosovë-Serbi ekziston, rruhet nga dy palët nga ne dhe pala tjetër dhe NATO dhe nuk ka kufij tjetër, as në emër të demarkimit nuk mund të ndryshojë ndonjë kufi as korrigjimit as nuk guxojmë të bëjmë më eksperimente. Një eksperiment që ka ndodh me Malin e Zi ju e dini çfarë vështirësish na ka sjellë dhe ende e kemi me vështirësi, pra është gabim të bëhen gabime të reja”,tha ai.

Marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe partnerëve të koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë acaruara për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me tarifat ndaj Serbisë.

Ndërkaq, kryeministri i ka acaruar marrëdhëniet edhe me Mogherinin, ku disa ditë më parë e cilësoi ata si 'armike të Kosovës.

Taksa ndaj Serbisë po ashtu është kundërshtuar edhe nga SHBA dhe partnerët e tjetë ndërkombëtarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068111419677734
array(1) { ["section"]=> string(73) "mogherini-e-prere-s-do-kete-bisedime-pa-u-hequr-taksa-ndaj-serbise-153349" }