Shefja e diplomacisë Federica Mogherini ka hyrë në Kryeministri për një takim me kryeministrin Edi Rama.
Ndërkaq, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, zyrtarja e lartë e BE është pritur me pankarta në duar nga një grup protestuesish të cilët kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve që mbahen ende në burg për protestën e Rrugës së Kombit.
“S’ka Shqipëri në BE me kukësianët e arrestuar për Rrugën e kombit”, shkruhet në pankartat që mbajnë në duar të rinjtë protestues.