Mogherini mbledh në Bruksel Liderët e Ballkanit Perëndimor

Publikuar tek: rajon, më 13:52 19-05-2017 Mogherini mbledh në Bruksel Liderët e Ballkanit Perëndimor

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Bruksel më 24 maj, me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për mënyrat e kapërcimit të tensioneve në rritje dhe përparimin e synimeve të tyre për pranim në BE.

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, ka ftuar liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar për zhvillimin më të shpejtë politik, gjatë një darke punuese në Bruksel.

Zyra e saj ka njoftuar mbrëmë se “do të diskutohet situata në rajon” dhe “do të shikohet së bashku rruga përpara”.

Aktualisht,në Shqipëria sapo është arritur një marrëveshje midis opozitës dhe mazhorancës , Maqedonia është përfshirë në krizë të thellë politike, e cila duket se ka filluar të zgjidhet pasi këtë javë është nominuar mandatari i ri për formimin e qevrisë, ndërsa Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme pas votës së mosbesimit për qeverinë aktuale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006648063659668
array(1) { ["section"]=> string(64) "mogherini-mbledh-ne-bruksel-lideret-e-ballkanit-perendimor-79214" }