Mogherini reshton kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Publikuar tek: aktualitet, më 20:17 24-05-2017 Mogherini reshton kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini diplomatja e lartë e Bashkimit Europian ka takuar sot në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në takim janë të pranishëm, Isa Mustafa kryeministri i Kosovës, Aleksandër Vuçiç kryeministri i Serbisë, Zoran Zaev kryeministri i Maqedonisë, Dushko Markoviq kryeministri i Malit të zi, Denis Zvizdiq kryemisitrii Bosnjë-Hercegovinës si dhe Edi Rama kryeministri i Shqipërisë.

Në takim do të diskutohet për mënyrat e kapërcimit të tensioneve politike që ka mbërthyer Ballkanin Perëndimor dhe synimi i këtyre vendeve për pranimin në BE.

Ndërkohë, ditën e nesërme po në Bruksel, mbahet samiti i Natos në të cilin pritet të marrë pjesë presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe përfaqësues të vendeve antarë të Natos.

Në epiqendër të takimit do të jenë diskutimet për kërcënimin rus, ku Ballkani Perëndimor përbën një nga shqetësimet kryesorë të perëndimit.

Për herë të parë nesër kryeministri Edi Rama do të jetë përballë presidentit Donald Trump. Shtrëngimi i duarve mes të gjithë liderëve është obligim protokollar por nuk dihet a do të ketë një bisedë kokë më kokë midis Ramës dhe Trump.

18685494_10155249344238771_1807881539_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027065992355347
array(1) { ["section"]=> string(60) "mogherini-reshton-kryeministrat-e-ballkanit-perendimor-79846" }