Mohoi se ngacmoi seksualisht 2 nxënëset, lihet në burg drejtori i shkollës në Berat

Publikuar tek: aktualitet, më 13:06 26-05-2017 Mohoi se ngacmoi seksualisht 2 nxënëset, lihet në burg drejtori i shkollës në Berat

Drejtori i shkollës “Bab Dud Kabunara” në Berat,  Yzedin Hajdaraj u akuzua se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij.

Mirëpo ai ka mohuar ta ketë bërë diçka të tillë, madje shprehet se i ka ndihmuar.

‘Nuk i kam ngacmuar nxënëset, përkundrazi i kam ndihmuar. Nuk kam abuzuar me askënd”, kështu është shprehur Hajdaraj.

Gjykata i ka dhënë masën ‘burg pa afat” drejtorit, deri në zbardhjen e ngjarjes. Hajdaraj akuzohet për 'ngacmim seksual' dhe 'shpërdorim detyre'.

Denoncimi në polici u bë pas kallëzimit nga vajzat dhe prindërit e tyre. Menjëherë pas denoncimit Drejtoria Arsimore e Beratit pezulloi nga detyra mësuesin e matematikë-fizikës, njëherësh drejtor shkolle.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sinan Hoxha feston ditëlindjen e djalit, mesazhi domethënës që i drejton familjes së tij
Vodhën 190 mln lekë te banka në ish-Bllok, pushohen hetimet për Robert Kullën »
Article Logic
Execution time: 0.010535955429077
array(1) { ["section"]=> string(88) "mohoi-se-ngacmoi-seksualisht-2-nxeneset-lihet-ne-burg-drejtori-i-shkolles-ne-berat-80066" }