‘Moisiu dënonte me vdekje homoseksualitetin’, revoltohet biznesmeni gay dhe braktis intervistën: Ti nuk po flet si prift, po flet si i fortë, mos na shit dëngla

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:38 24-09-2020 ‘Moisiu dënonte me vdekje homoseksualitetin’, revoltohet biznesmeni gay dhe braktis intervistën: Ti nuk po flet si prift, po flet si i fortë, mos na shit dëngla

Pak ditë më parë bëri bujë në media një deklaratë e ish-Miss Shqipërisë, Silvana Bushati, e cila në një intervistë tha: “fëmija im gay, larg qoftë”.

Për këtë deklaratë është zhvilluar edhe një debat në në emisionin ‘Shqipëria live’ lidhur me homoseksualitetin dhe imoralitetin.

I ftuar ka qenë edhe Elton Ilirjani një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptar. Ai është bërë i njohur edhe për shkak të karakterit të tij shumë të hapur, duke pranuar pa ngurim bindjet e tij seksuale, të cilat janë homoseksuale.

E ftuar në emision gjithashtu ka qenë edhe Silvana Bushati dhe prifti Miron Cako.

Debati ka ‘plasur' pasi priftit Miron Cako është shprehur se në librin e Moisiut dënohej me vdekje homoseksualiteti.

Pikërisht kjo ka revoltuar Ilirjani, i cili është shprehur se ai po flet si i fortë dhe jo si një prift, teksa i revoltuar ka braktisur intervistën.

“Sa i përket sipas atij duhet t’i vrasim ne gay sepse e do ky. Më vjen keq që keni ftuar njerëz që lexojnë libra të kishim marrë edhe  në një libër ta lexonim. Për mendimin tim ai po flet jo si prift. Ti nuk po flet si prift ti po flet si i fortë. Ti nuk di, ti nuk mban mend ti lexon biblën ndërkohë që duhet ta dije përmendësh. Mos na shit dëngla. Pse nuk të shqetëson pedofilia por të shqetëson epshi im. Më vjen keq që libri ka rënë në duart e tua. Lexo biblën dhe mësoje dhe sillu si njeri. Bibla është kuruese nuk është armiqësore. Rrobat e një stilisti gay ke veshur ti” tha Ilirjani i cili më pas u largua.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01288890838623
array(1) { ["section"]=> string(161) "moisiu-denonte-me-vdekje-homoseksualitetin-revoltohet-biznesmeni-gay-dhe-braktis-intervisten-ti-nuk-po-flet-si-prift-po-flet-si-i-forte-mos-na-shit-dengla-221527" }