“Moj Briseida moj superpjeshkë, si më sjell gjobë për kasë, kur kam kasë fiskale që në 2010”, ja reagimi i biznesit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:21 20-10-2015 “Moj Briseida moj superpjeshkë, si më sjell gjobë për kasë, kur kam kasë fiskale që në 2010”, ja reagimi i biznesit Briseida Shehaj drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve

Dikush, anonimatin e të cilit duam ta ruajmë ka një biznes të vogël në Tiranë. Por ka edhe një histori për të ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale. Dhe ka të bëjë me drejtorinë e Tatimeve.

“Si pa pritur e pa pandehur na vjen një gjobë nga dretoria e SUPER PJESHKES të tatimeve. Kjo gjobë na qënkërkish vënë që në vitin 2012 dhe ne nuk ishim në djeni. A është normale të "hash" gjobë për mospajisje me pajisjet fiskale për herë të parë në vitin 2012 kur ne e kemi patur kasën që në vitin 2010??? Dhe më vjen çudi!!! Kujt ja kanë vënë gjobën sepse ne nuk kemi patur asnjë mandat dhe për më tepër tremujorin paraardhes nuk kemi patur detyrime në shtet. Ehhhhh moj Briseida moj super pjeshkë, ti nuk ke faj moj xhan se të kërkojnë të mbushësh arkën, po ç'taksirat ka biznesi i vogël. Merru me karburantet moj motër se përveç se po na vjedhin po na japin dhe nafte Ballshi e po na shkaterrojnë ato makina qe mezi i kemi blerë. Sot më shumë se kurrë po e kuptoj atë këngën e Vlonjatëve: O SALI O BABA KTHEHU SE BEMË SHAKA” shkruan në facebook.

Për të ilustruar që ka të drejtë, ka botuar fotografi të gjobës që i ka mbërritur në derën e biznesit, ashtu sikurse edhe faturën kur është paisur me kasën tatimore që në vitin 2010.

gjoba

gjoba1

Dhe në fund të fundit, raportohet shumë arbitraritet nga tatimet drejt biznesit. Rastet janë të shumta, por pak kanë guximin të denoncojnë në media e rrjetet sociale, për shkak të kontrolleve dhe arbitraritetit të tatimorëve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020496129989624
array(1) { ["section"]=> string(116) "moj-briseida-moj-superpjeshke-si-me-sjell-gjobe-per-kase-kur-kam-kase-fiskale-qe-ne-2010-ja-reagimi-i-biznesit-23544" }