“Moj budallaçka e Myslym Shyrit” gazetari nuk përmbahet ndaj të fejuarës së Shkëlzen Berishës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:13 13-08-2016 “Moj budallaçka e Myslym Shyrit”  gazetari nuk përmbahet ndaj të fejuarës së Shkëlzen Berishës

Vazhdon sulmet e tij të ashpra gazetari Bledi Mane ndaj modeles Armina Mevlani që është njëkohësisht edhe partnerja e Shkëlzen Berishës. Mane i kujton të shkuarën e varfër modeles duke i kërkuar mos mburret ndërsa sjell në vëmendje edhe tragjedinë e Gërdecit.

“Kur Vera Grabocka ne 2009-n të çoi në Afrikën e Jugut për sevap, ti dhe familja jote ishit ku thërret qameti. Arben Mevlani, babai yt paguhej 230 mijë lekë të vjetra në muaj si spiker lajmesh te TVSH-ja dhe rroga nuk i dilte as për të pirë fërne”, i drejtohet Mane Mevlanit.

 SHKRIMI I PLOTË I BLEDI MANES:

Moj budallaçka e "Myslym Shyrit"!
Nga Bledi Mane-Public Enemy
Qe nuk shquhesh per inteligjence minimale nuk eshte faji yt por qe llap vend e pa vend, duhet te te vi turp.
Qe je mendjelehte nuk eshte mekat se keshtu je lindur dhe edukuar por te besh karshillek e te sfidosh keshillat miqesore te njerzve,kjo te ngarkon me faj.
Kur Vera Grabocka ne 2009-n te coi ne Afriken e Jugut per sevap,ti dhe familja jote ishit ku therret qameti. Arben Mevlani,babai yt paguhej 230 mije leke te vjetra ne muaj si spiker lajmesh te TVSH-ja dhe rroga nuk i dilte as per te pire fernet. Jot ëmë,Mimoza e kurseve private per aerobi por pa licence sillte ne shtepi 250 mije leke te vjetra dhe keto leke nuk i dilnin as per komardaret e biçikletes se saj te lodhur. Shto dhe pensionin e gjyshes 97 mije leke qe nuk tepronin as per ilacet e diabetit e te gjitha keto para se bashku nuk ua mbushnin barkun me buke si familje.


Ti moj Armine vije verdalle ato kohe neper Tirane dhe pervec farave te kungullit qe pertypje neper rruge,nuk kishe egzaltim tjeter. Te jesh e varfer nuk te ben me turp por me turp te ben pordha e madhe kur harxhon leket e kollovarit dhe nuk shikon pas ne te kaluaren tende.
Ti je kthyer ne personazh grotesk jo sepse karshi teje ka plasur xhelozia apo cinizmi. Ti ose shtiresh ose je budallaqe naive dhe u bie me top lekeve te krimit.
Moj trushpelara e tranzicionit. E kupton pse sulmohesh dhe anatemohesh? Ti puthu,lepihu,adhurohu,dashurohu dhe te gjitha keto jane vitale dhe njerzore. Aspak njerzore dhe teper fyese jane parate qe kollovari shpenzon per ty.

Parate e Zenit vine era vrasje,gjak,shperthime,arme,barrut...vine era Gerdec.
Kur ti blen tanga te reja,viktimat e Gerdecit perpeliten ne varr.
Kur ti shkon me pushime ne Amerike, viktimat e Gerdecit renkojne ne varr nga poshterimi.
Kur ti feston ditelindjen me fishekzjarre,viktimat e Gerdecit dalin nga varri dhe si zombi hallakaten rrugeve te Tiranes.
Kur ti flet per moden,viktimat e Gerdecit heshtin nga plaget e pa sheruara.
Kur ti deshperohesh per qenin,viktimat e Gerdecit lotojne nga kokallat e syve te tyre.
Kur ti puth Zenin,viktimat e Gerdecit perqafojne pllakat e varreve.
Kur ti pi shampanje me leket e krimit, krimbat e varreve thithin palcen e viktimave te Gerdecit.
Ndaj hesht e mos bej ze as ti,as kollovari yt,e as babai i kollovarit tend. Mbyll gojen e hap mendjen. Çdo fustan i shtrenjte qe ble ti, ka njolla gjaku. Çdo pale sutjena e cdo pale breke ka njolla gjaku. Çdo shezlong ku shtrihesh ka njolla gjaku. Çdo det ku lahesh ka dallge gjaku.


Harrojini te gjithe qyqaret qe vdiqen ne Gerdecin e kollovarit tend por mos harro qe sot e tutje ne endrrat e tua do te te shfaqen viktimat me te pafajshme. Dy prej vocerrakeve luanin shkujdesur ate te shtune marsi te 2008-s, Flavio Deliu vetem 3 vjeç dhe Erison Durda 10 vjeç. Keta dy engjej do te te pyesin perdite: teta Armina mos i ler mamate tona te qajne. Edhe ato jane te bukura si ty por nuk kane leke,jane te varfera!
Keta femije nuk do rreshtin se pyeturi derisa Vetingu tu nxjerre prej hundesh qelbin e konservuar te Gerdecit!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028260946273804
array(1) { ["section"]=> string(97) "moj-budallacka-e-myslym-shyrit-gazetari-nuk-permbahet-ndaj-te-fejuares-se-shkelzen-berishes-49641" }