Moldavja e refuzoi, kush është shqiptari që e qëlloi 11 herë me thikë (EMRI)

Publikuar tek: rajon, më 18:35 04-09-2019 Moldavja e refuzoi, kush është shqiptari që e qëlloi 11 herë me thikë (EMRI) Foto nga vendi i ngjarjes

Një 27-vjeçar shqiptar qëlloi 11 herë me thikë një grua moldave, pasi kjo e fundit refuzoi të lidhej me të.

Ngjarja që tronditi Italinë ndodhi në Francavilla al Mare (Chieti). Sipas mediave fqinje, bëhet fjalë për shqiptarin Roland Bushi, i cili kishte tentuar disa herë të lidhej me 33-vjeçaren moldave por kjo e fundit e kishte refuzuar.

Pas refuzimit të pestë, shqiptari rrembeu një thikë dhe pasi kapërceu gardhin në banesën e saj nisi ta qëllojë me thikë. Gruaja u rrëzua menjëherë përtokë, por falë ndërhyrjes së qenit të saj, shqiptari ndaloi çmendurinë dhe tentoi të largohej.

Nuk zgjati shumë arratia e tij, pasi pak metra larg vendit të ngjarjes ai u prangos nga karabinierët, të cilët ndërhynë menjëherë duke dërguar edhe gruan në spital.

Moldavja ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ajo kishte shkuar në Itali për të vizituar vajzën e saj.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022587776184082
array(1) { ["section"]=> string(80) "moldavja-e-refuzoi-kush-eshte-shqiptari-qe-e-qelloi-11-here-me-thike-emri-177325" }