Mollët korçare më të kërkuarat në tregjet e huaja, varietete të ndryshme sillen nga Franca

Publikuar tek: ekonomi, më 19:28 18-10-2016 Mollët korçare më të kërkuarat në tregjet e huaja, varietete të ndryshme sillen nga Franca

Në fidanishten e Zëmblakut janë duke u studiuar disa varietete të mollëve bio, të cilat janë sjellë nga Franca duke parë përshtatshmërinë e tyre me zonën e Korçës, klimën por edhe rezistencën ndaj sëmundjeve të ndryshme.

 Sipas fermerit Shkëlqim Mullalli disa prej këtyre varieteteve bio janë të përshtatshme, dhe pas certifikimit të tyre nga Enti Kombëtar i Farërave dhe Fidanëve mund të futen edhe në pemëtoret vendase pasi prodhimi bio i mollës është tepër i kërkuar nga tregjet e huaja.

Ndërkohë prej dy vitesh janë duke u prodhuar fidanë të varieteteve Fuji të cilat janë tepër të kërkuara nga tregu i huaj por edhe ai vendas, ndërsa është në proçes certifikimi i një tjetër varieteti të mollës Gala.

Në fidanishten e Zëmblakut janë në studim prej tre vitesh rreth 50 varietete të mollëve, nga të cilat 5-6 janë tashmë të certifikuara dhe janë duke u përhapur edhe në pemetoret e reja të molleve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027569055557251
array(1) { ["section"]=> string(95) "mollet-korcare-me-te-kerkuarat-ne-tregjet-e-huaja-varietete-te-ndryshme-sillen-nga-franca-56625" }