Moment EMOCIONUES/ Si e përjetoi Jonida Maliqi dhe delegacioni shqiptar kualifikimin në FINALE  (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:30 17-05-2019 Moment EMOCIONUES/ Si e përjetoi Jonida Maliqi dhe delegacioni shqiptar kualifikimin në FINALE  (VIDEO)

Jonida Maliqi me këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision, ‘Ktheju tokës’ ka kaluar në finale, pas performancës mbreslënëse në mbrëmjen e dytë të Eurovisionit.

Në momentin që juria i komunikoi kualifikimin në finale, Jonida së bashku me delegacionin shqiptar në Izrael 'hidhet përpjetë' nga gëzimi.

Në video duken qartë emocionet e mëdha që kanë përjetuar ata duke i përcjellë edhe tek teleshikuesit.

Pak orë më parë performanca e këngëtares shiqiptare është publikuar në kanalin YouTube.

Në vetëm pak orë kënga ka marrë qindra klikime. Ndërkohë vihet re se Jonida ka marrë mbështjen e të huajve. Në YouTube vihen re mijëra komente nga të huaj, të cilët duken se janë impresionuar nga performanca e këngëtares shqiptare.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028097152709961
array(1) { ["section"]=> string(106) "moment-emocionues-si-e-perjetoi-jonida-maliqi-dhe-delegacioni-shqiptar-kualifikimin-ne-finale-video-164647" }