Moment emocionues te Bulevardi i Ri, gjyshja e paralizuar sheh nipin pas dy muajsh të ndarë prej Covid (Fjalët prekëse- FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:13 10-05-2020 Moment emocionues te Bulevardi i Ri, gjyshja e paralizuar sheh nipin pas dy muajsh të ndarë prej Covid (Fjalët prekëse- FOTO) Foto e gjyshes me nipin

Sot sipas rregullit të qeverisë të shtunë dhe të dielë kanë mundësi të dalin të moshuarit dhe nënat me fëmijë në oraret e përcaktuara.

Një moment emocionues është kapur sot në Bulevardin e Ri në kryeqytet ku kanë mundur të takohen në një distancë nipi me gjyshen e sëmurë, të cilët kanë qenë të ndarë prej dy muajsh për shkak të pandemisë.

Ndonëse dëshira për ta marrë nipin në krahë dhe për ta përqafuar ka qenë e madhe, frika se i vogli mund të sëmuret e ka ndaluar të moshuarën. Ajo është mjaftuar vetëm duke e parë nga larg.

“Jam gjyshja, jetojmë më vete. Ka dy muaj që s’ka dalë dhe unë e kam kërkuar që ta takoja se nuk duroja dot më. Tani mezi po i rri larg, por duhet kujdes dhe unë jam dhe e sëmurë vetë.

Unë jam dhe e paralizuar dhe prapë jashtë do rrimë. Unë sot nuk e kam takuar. Se pastaj ja u sëmur pse të më ngelet mua barra”, u shpreh gjyshja për abc news.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089390277862549
array(1) { ["section"]=> string(128) "moment-emocionues-te-bulevardi-i-ri-gjyshja-e-paralizuar-sheh-nipin-pas-dy-muajsh-te-ndare-prej-covid-fjalet-prekese-foto-205843" }