'Moment historik për vendin tuaj'/ Covid-19, Varhely mesazh shqiptarëve: BE po punon të ndihmojë partnerët për të trajtuar ndikimin e krizës

Publikuar tek: politike, më 15:42 30-03-2020 'Moment historik për vendin tuaj'/ Covid-19, Varhely mesazh shqiptarëve: BE po punon të ndihmojë partnerët për të trajtuar ndikimin e krizës Varhely

Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, ndërsa i është drejtuar qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe mbështetjen e BE-së për të luftuar COVID-19, bën me dije se Bashkimi Europian do t’i ndihmojë partnerët për të mbuluar nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor në këtë luftë.

 

“Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor, si dhe të promovojmë masa afatgjata për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të krizës së koronavirusit. GJithashtu do të mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon”, tha Varhelyi.

Gjatë videomesazhit ai thekson se pavarësisht periudhës së vështirë në të cilën ndodhet vendi, ky është një moment histroik për vendin tonë, duke iu referuar këtu çeljes së negociatave.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë. Pandemia e koronavirust është një krizë e paprecedentë globale për qytetarët, shoqëritë dhe ekonomitë.

Bashkimi eurpoian po punon intensivisht se si ti ndihmojë partnerët tanë më të afërt si vendi  juaj për të trajtuar ndikimin e krizës.

Nevojitet bashkëpunim dhe solidaritet. Me të gjitha kohërat e vështira ky është një moment historik për vendin tuaj. Be vendosi të hapë negociatat e pranimit për SH dhe MV. Ju duhet të jeni krenarë për atë që keni  arritur. Moment historik në udhëtimin tuaj në BE”, thotë ndër të tjera komisioneri në videon e shpërndarë nga faqja e unionit europian në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095419883728027
array(1) { ["section"]=> string(142) "moment-historik-per-vendin-tuaj-covid-19-varhely-mesazh-shqiptareve-be-po-punon-te-ndihmoje-partneret-per-te-trajtuar-ndikimin-e-krizes-200657" }