Një moment i rrezikshëm është fotografuar në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin.
Faqja e specializuar në fushën e makinave “Speedhunters AL” ka publikuar foton ku shihet se si një furgon policie ka ndaluar disa metra para mbikalimit të Kamzës, duke bllokuar gjysmën e një prej korsive të autostradës.
Ky veprim paraqet rrezik të madh për drejtuesit e automjeteve dhe mund të kthehet në burim aksidentesh.