MOMENTE DRITHËRUESE nga homazhet për major Klodian Tanushin, DJALI puth arkivolin, në ceremoni edhe vajza 1 vjeçe

Publikuar tek: aktualitet, më 10:13 16-05-2019 MOMENTE DRITHËRUESE nga homazhet për major Klodian Tanushin, DJALI puth arkivolin, në ceremoni edhe vajza 1 vjeçe Bashkëshortja dhe vajza 1 vjeçe e major Tanushit

Kanë nisur në këto momente homazhet për major Klodian Tanushin në Muzeun Historik Kombëtar.

Të pranishëm në ceremoninë e lamtumirës janë edhe fëmijët e ushtarakut shqiptar që ra në krye të detyrës.

Në këto pamje shihet teksa djali i madh puth arkivolin, ndërsa e pranishme është edhe vajza e dëshmorit vetëm 1 vjeçe.

Sakaq, në nder të komandantit shqiptar sot është shpallur ditë zie kombëtare. Trupi i pajetë i ushtarakut mbërriti dje në atdhe, ndërsa pas ceremonisë së nderimit në Rinas u përcoll pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet.

Sakaq, pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Komandanti i kontigjentit shqiptar në Letoni la pas tre fëmijë, dy djem 14 dhe 11 vjeç si edhe një vajzë vetëm 1 vjeçe. Tanushi ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake. Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos reshter Julian Kapaj.

vajzaaa.jpg

aaa.jpg

1.jpg

60206056_1336837846454678_1173309224734687232_o.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069420337677002
array(1) { ["section"]=> string(118) "momente-dritheruese-nga-homazhet-per-major-klodian-tanushin-djali-puth-arkivolin-ne-ceremoni-edhe-vajza-1-vjece-164526" }