Momente para nisjes së ekipit shqiptar drejt Italisë, Balluku e Manastirliu batuta me Cakajn: Kujdesuni për ministrin, ju jeni 30 ai një. Mjekët s’mbajnë të qeshurën (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:20 28-03-2020 Momente para nisjes së ekipit shqiptar drejt Italisë, Balluku e Manastirliu batuta me Cakajn: Kujdesuni për ministrin, ju jeni 30 ai një. Mjekët s’mbajnë të qeshurën (VIDEO) Balluku - Manastirliu e Cakaj, batuta para nisjes se mjekeve drejt Italise

Pasditen e sotme është nisur drejt Romës një ekip prej 30 mjekësh e infermierësh shqiptarë, që do të jenë në front të parë të betejës me koronavirusin, bashkë me kolegët italianë.

Mjekët dhe infermierët janë përcjell nga Rinasi nga ministret Balluku dhe Manastirliu, ndërsa prezent ishte dhe ministri i Jashtëm Cakaj që udhëtoi në një avion me ekipin shqiptar. Teksa u uronin rrugën e mbarë mjekëve dhe infermierëve, tre ministrat kanë shkëmbyer batuta mes tyre dhe me “mantelbardhët”. Ose më saktësisht dy ministret Balluku e Manastirliu kanë bërë batuta me Cakajn, duke u kërkuar mjekëve të kujdeseshin për këtë të fundit pasi ata ishin 30 e ai vetëm një.

“A e bëjmë një foto të gjithë bashkë? Hajdeni”, tha ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, ndërsa ftoi dhe ministren Balluku të pozonte pranë tyre duke mos harruar tu tërhiqte vëmendjen me humor që të ruanin distancën “Bela hajde këtu ti. Mbani distancë.”

Ndërkohë, pas Manastirliu batuta me Cakajn bëri dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, duke u kërkuar mjekëve të kujdeseshin për ministrin sepse ata ishin 30 dhe ai vetëm një.

“Na u kujdesni për ministrin, po jua japim me vete. Një ministër dhe 30 doktorë”, u shpreh Balluku, ndërsa më pas iu drejtua Cakajt “Na ndero”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090701580047607
array(1) { ["section"]=> string(174) "momente-para-nisjes-se-ekipit-shqiptar-drejt-italise-balluku-e-manastirliu-batuta-me-cakajn-kujdesuni-per-ministrin-ju-jeni-30-ai-nje-mjeket-s-mbajne-te-qeshuren-video-200457" }