Një histori rrënqethëse është kjo e Julit dhe Xhevaires, një ritakim pas 42 vitesh “nënë e bijë”.
Xhevairja soli në jetë Julin kur ishte adoleshente, vetëm 15 vjeçe. Familja e Xhevaires e pati të vështirë ta pranojë lidhjen e së bijës në moshë kaq të re për këtë arsye fëmija lindi në një nga institucionet e kohës dhe qëndroi aty. Xhevairja e shihte çdo ditë Julin duke i falur dashuri dhe ushqyer.
Djali me të cilin Xhevairja ishte dashuruar dhe që solli në jetë Julin, humbi jetën për shkak të një sëmundjeje vetëm pak ditë pas ardhjes së vogëlushes në jetë.
Në këto kushte, pa dijeninë dhe pa miratimin e nënës, Julin ja dhanë për birësim një çifti nga Fieri. Juli jetoi në Greqi për disa vite me prindërit e adobtuar të cilët pak kohë më parë kanë ndërruar jetë.
E ëma biologjike nuk rreshti kurrë së kërkuari të bijën deri në momentin kur më në fund takimi i tyre u mundësua nga "E diela Shqiptare".
Përqafimi i sinqertë "nënë e bijë", rrëfimi, fjalët dhe lotët e tyre emocionuan të gjithë.