Momentet pikante nga pushimet e kryeministrit, si argëtohet Zaho me motrën pranë vilës në Dhërmi (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:24 23-08-2017 Momentet pikante nga pushimet e kryeministrit, si argëtohet Zaho me motrën pranë vilës në Dhërmi (VIDEO)

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama është kthyer nga pushimet 20-ditore me familjen e tij.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, ditët e pushimit Rama i kaloi në jug të vendit, pikërisht në plazhin e Dhërmiut. Madje, një urdhër të tillë dha edhe për ministrat e tij, që pushimet pas 1 gushtit t’i kalojnë brenda Shqipërisë.

Newsbomb.al zbulon disa momente pikante nga pushimet e familjes së kryeministrit pranë vilës ku kanë pushuar në ditët përvëluese të gushtit.

Në këtë video shikojmë se si argëtohet Zaho i vogël me motrën e tij Rea, ndërsa kjo e fundit e merr me motorr uji dhe e nxjerr te shkëmbi që ndodhet buzë vilës.

Zaho është djali i vetëm i kryeministrit nga martesa me bashkëshorten e tij Linda. Ndërkohë, motra e tij e madhe Rea ka treguar shpesh herë se ka një afeksion të veçantë për vëllain e vogël, me të cilin duket se kanë kaluar momente të paharrueshme në bregdetin shqiptar.

 


video-1503475244 (1) by newsbomb-al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030184030532837
array(1) { ["section"]=> string(107) "momentet-pikante-nga-pushimet-e-kryeministrit-si-argetohet-zaho-me-motren-prane-viles-ne-dhermi-video-89911" }