Forcat e Policisë kanë arrestuar sot një prej të dyshuarve kryesorë për vrasjen e ndodhur ditën e mërkurë pranë një restoranti në Linzë.
29 vjeçari Emiliano Tasho, i njohur me pseudonimin Nino është arrestuar gjatë një operacioni nga Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së. Tashos iu gjet 1 automatik kallashnikov 45 fishekë 1 pistoletë e markës “Glock” me silenciator të montuar dhe një krehër me 16 fishek luftarakë. Aksioni i policisë është filmuar nga një kamera amatore.