Momenti kur Antonie Griezmann realizoi golin e parë për Francën, trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi nuk i ka mbajtur dot nervat, duke u shfryrë mbi ndihmësin e tij Paolo Tramezzani. De Biasi ka goditur Tramezzani-n që ishte i ulur në krah të tij dhe ky moment është fiksuar nga kamerat e stadiumit. Gjithsesi, reagime të ngjashme si i De Biasit kanë pasur shumë shqiptarë, kur golat u pësuan në minutën e fundit.